All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Friday, 11 May 2012

Gjergj dhe Dorina Leka, Tingujt qe na lidhin...

Gjergj Leka: Une dhe ime bije

Nje marredhenie aspak e zakonte babe e bije. Veshtiresite e fillimviteve ’90-te, ndarja nga e bija kur ishte ende e vogel, ribashkimi dhe koha e bashkepunimit. Rrefim per nje histori te vecante familjare nga Gjergj dhe Dorina Leka.

Vetem dy porosi i ka dhene Gjergj Leka te bijes kur shkeli pragun e adoleshences: te mos provonte kurre motorin dhe cigaren. Pjesen tjeter te rolit prej babai ne jeten e saj zgjodhi ta bente ne heshtje, pak i fshehur ne hije, duke i dhene nje liri te kontrolluar sipas menyres se tij. Dorina ia ndoqi te dyja keto porosi. Edhe tani qe i ka mbushur te 26 vjetet, kur ka bere shume zgjedhje te rendesishme ne jete, eshte e pavarur dhe ndan jeten me dike, nuk ka kuriozitet as per njeren dhe as per tjetren. Madje e shpreh hapur se eshte kunder cmendurive qe mund te rrezikojne jeten dhe sidomos atyre qe tymosin ose jane te dhene e te varur pas narkotikeve. E thote kete shume shpesh edhe kur perballe saj qendron Gjergji, i cili e adhuron fshehurazi me sy, duke shuar njeren pas tjetres cigaret e paketes qe mban mbi tavoline. Por ndersa i ati ia ka lejuar vetes kete nderhyrje, Dorina nuk provon t’i ngrihet kunder, sic zakonisht bejne femijet perballe prinderve ne raste te ngjashme, per t’i thene se edhe per te eshte koha te heqe dore nga keto vese qe dikur ai i perbetohej te mos i provonte kurre. Gjergj dhe Dorina Leka funksionojne keshtu.

Babe e bije, njeri kantautor i njohur shqiptar, i vendosur prej gjashte vitesh ne Tirane, dhe tjetra ne fillimet e karrieres se saj ne Itali, pas nje spektakli talentesh qe i dha fame, e cila mberriti deri ne Shqiperi dicka me pak se dy vjet te shkuara, kane nje marredhenie shume me te vecante sesa kushdo mund ta mendoje. Ngjajne si dy pika uji sa i takon karakterit: rebele, te talentuar, te dashuruar pas pavaresise se tyre ne te gjitha kuptimet, krenare e kokeforte. Ama jane krejt te ndryshem per nga menyra sesi jeta i ka rrjedhur secilit. Gjergji mban mbi supe vite te tera kaluar neper vende te ndryshme te botes, divorce, histori personale qe jo rralle i kane ndikuar edhe ne karriere. Ndersa Dorina i perket nje tjeter bote. Ka pasur fatin te rritet nga gjysher qe i kane dhene gjithcka qe prinderit nuk ia plotesonin dot ne trazirat e fillmviteve ’90-te, i gezohet nje ambjenti pune qe as nuk i afrohet atij ne te cilat Gjergji ka punuar dhe vazhdon te punoje, ka shume miq kolege, shume koncerte dhe ambicje per te bere perpara ne vendin ku eshte rritur. Ndodh te zihen keq me njeri-tjetrin kur jane ne studio dhe diskutojne per muzike dhe zgjedhje artistike dhe deri me sot nuk ka bere vaki qe ndonjeri t’i hape rruge tjetrit. Sherri shuhet vetem te nesermen kur te dy i thone miremengjes njeri tjetrit me nje perqafim duke pranuar pa fjale ne fund se secili do te beje sic e gjykon me mire. Ose sic ia thote koka. Keshtu ka qene gjithmone dhe gjasat jane qe rregullat e pashkrura mes tyre te mos ndryshojne kurre. Mbase pikerisht ketu qendron edhe sekreti i harmonise se lidhjes mes tyre. “Jemi te lidhur me shume se sa zakonisht nje baba eshte i lidhur me vajzen e tij”, thote Gjergj Leka. “Mund te jesh fizikisht afer femijes tend, ta shohesh duke u rritur, por nuk je prane saj. Ne rastin tone gjerat kane rrjedhur ndryshe dhe jam i bindur se kjo gje na ka ndihmuar te kemi kete lidhje”.

Ndersa Dorina shton se ajo e tyrja eshte e mesmja e arte qe e deshiron gjithekush: ajo marredhenia mes mikut dhe babait artist, ne te cilen nuk ka rregulla. “Rregullat i sajojme ne moment”, thote ajo, “une dhe ai. Natyrisht qe edhe duhemi shume”. Nxiton te shtoje se tek e fundit karriera e saj duhet t’i jete mirenjohese pikerisht te atit. Dhe jo vetem prej geneve qe duket se ka trasheguar prej tij dhe qe i kane dhene talentin. Karriera e Dorines ka nisur fale guximit te Gjergjit, i cili e ka ngjitur ne skene kur nuk i kishte me shume se 11 vjece, i ka dhene nje mikrofon ne dore dhe e ka lene te lire te kendonte. Pak kohe me vone i dha nje shtyse guximi te shfaqej edhe ne Premio della Tv Italiana dhe qe nga ajo kohe Dorina vecse ka shkelqyer. “Karriera ime nisi fale tij, pra jam edhe shume e ndikuar prej babait tim”.

Megjithate, sado shume koncerte qe numeron ne Itali, emri i Dorina Lekes ne Shqiperi mberriti vetem ne shtatorin e 2010 kur u perzgjodh si nje nga konkurentet e “X Factor Italia”. U prezantua si vajza qe “vinte nga Trieste, por qe ishte shqiptare”, u perzgjodh si nje nga me te talentuarat e atij viti dhe arriti deri ne finale. Nderkohe qe mediat shqiptare shkruanin ketej detit, Dorina konkuronte per me te miren, por edhe bluante plane te tjera ne koke. “Kjo eksperience me ka ndihmuar te kuptoj se cfare dua dhe cfare nuk dua ne rrugetimin tim artistik”, thote ajo. Kuptoi se me shume se asgje donte muziken. Mesimet qe dikur gjyshja e saj i jepte ne piano, studimet me vone ne Konservatorin Klasik te Triestes gjithashtu e kishin bere punen e tyre, por Dorina me shume se asgje i pelqen rroku dhe eshte nje rrokere shume e mire. Nje rrokere kokeforte ama. Sepse pas “X Factor” i propozuan te kishte edhe nje menaxher te sajin, i cili do ta ndihmonte per me vone, por bija e Gjergjit nuk pranoi. “Kush me mire se une mund te me menaxhoje”! I ka hyre punes e vetme dhe si e tille po i jep doren e fundit edhe albumit te pare qe do te publikoje se shpejti. Keto dite i ka te ngarkuara me orare te zgjatura ne studio prej nga pritet te dalin 11 kenge, nder te cilat vetem nje nuk eshte kompozim i Dorines. “I kam shkruar vete te tjerat”, thote ajo. “Bashke me bashkepunetorin tim Valter Soma kemi derdhur shume energji. Ka qene shume e veshtire dhe e gjithe kjo per mua eshte nje emocion shume i forte”. Ndoshta albumin e saj do ta importoje edhe ne Tirane sepse pas mbremjes se tre javeve me pare, kur kendoi si e ftuar nderi ne skenen e “X Factor Albania” ka kuptuar se edhe ketu, ne vendin e origjines, ka plot per te bere. “Ishte nje eksperience shume e bukur ajo ne Tirane”, thote Dorina. “Ishte bukur te kendoja nje kenge shqip ne token ku kam lindur”.

Ate mbremje, ndryshe nga dy vite me pare kur nuk ishte e ftuar por konkurente ne “X Factor” e ka ndjekur edhe Gjergji, i cili eshte bindur perfundimisht se nje muzikante si Dorina, e cila percolli emocion te forte me kengen e Vace Zeles, i duhet skenes shqiptare. Vetem se jo duke u vendosur pergjithmone ketu. Meraku i babait ngre serish, pa dashje, krye dhe kur kantautori analizon ate cfare e bija ka ne Itali dhe e krahason me ambjentin artistik qe ekziston ne Tirane, behet kategorik: “po te ngulja kembe qe ajo te vinte ketu, do ta shkaterroja”.

E ka bindje edhe pse Dorina eshte lloji i femijes qe ka vuajtur ne jete. Sapo kishte lindur kur Gjergji dhe ish bashkeshortja e tij Eda iken ne Itali. Dy emigrante dhe nje femije i vogel i paten me shume se te veshtira muajt e fillimit, pavaresisht se Gjergji nga ana e se te atit origjinen e ka italiane. “Ajo ka provuar ne kuptimin e plote te fjales ate qe quhet gaveta”, thote ai, ndersa kujton Milanon e madhe dhe te veshtire ku zor te gjeje pune dhe ku me fitimet e paketa te dites, familja mblidhej ne nje hotel te lire, nga ata qe mund ta perballonin, dhe shtroheshin perballe darkes se varfer: dy konserva peshku per tre veta. Ishte viti 1991, dy vjet pasi kantautori kishte provuar bujshem arratisjen, dhe kur guximi i cmendur e kishte bindur te merrte te bijen, vetem 2 vjece e gjysme, dhe te ikte. Pas tij shkoi edhe Eda dhe vetem pak kohe me vone e gjithѱ familja. Kjo do te thoshte nje shans nga ata qe jo shume shqiptare mund t’i gezoheshin. Eda u largua asokohe ne Greqi dhe ndoqi rrjedhen e fatit te vet, ndersa Gjergji vendosi qe me mire se t’i jepte nje jete te veshtire te bijes, fati i se ciles nuk mund te parashikohej, ishte t’ia besonte prinderve te tij, te cilet nderkohe u vendosen ne Trieste, vendin e origjines se babit te tij, Kostandinit. Keshtu ndodhi. Pa i mbushur ende tre vjec Dorina u nda nga i ati per t’u rritur nga dy gjysher per te cilet thote se “Nuk kane lejuar kurre te me mungonte gje”. Nderkohe qe Gjergji iku ne Rusi, brodhi neper vende te ndryshme, u martua dhe divorcua edhe nje here tjeter, jetoi histori te ndryshme dhe ngriti karrieren e shperndare ne disa vende, Dorina, kur u rrit dhe filloi te kuptonte, e pranoi pa kushte natyren dhe jeten endacake te te atit. “Fundja keshtu jam edhe une”, shton ajo. Ne ato fillime ndodhte te shiheshin rralle dhe Gjergji nuk ka qene i pranishem ne kohen kur Dorina merrte mesime pianoje nga gjyshja e saj, shijonte ambjentin artistik ngado shkonte dhe u bind te ndiqte studimet e larta ne Konservatorin Klasik te Triestes. Por ishte i qete sepse Dorinen e kishte lene ne duar te sigurta, shume me te sigurta sesa te vete atij.

“Sigurisht me kalimin e viteve gjerat filluan te ndryshonin”, thote Gjergji. “Takoheshim kur Dorina kishte koncerte, por nuk pranonte te bente gjerat qe i thoja une. I kompozonte vete kenget e veta, kishte mundesi te fitonte shume para nga ftesat qe i beheshin neper Itali, por kurre nuk u dha pas tyre. Preferonte te zgjidhte ato vende qe ajo pelqente, ato bashkepunime qe e bindnin dhe sot e gjithe diten ndjek me fanatizem parimet e veta. E adhuroj per kete”. E adhuron edhe sepse tek Dorina sheh dicka qe jo cdo artist ka fatin ta kete: zoterimin e skenes. Shpesh ka njohur artiste shume te talentuar por qe nuk i perballojne dot emocionet, mbyten prej tyre, ndersa e bija sado te forte te kete dridhjen e trupit para se te dale ne skene, nuk e tradheton kurre veten. “Kjo eshte e lindur, skenen ose mundesh ose nuk mundesh ta zoterosh”, shton me krenarine e babait. Tanime per ata te dy ka kaluar edhe koha e porosive, Gjergji ka hequr dore nga tentativa per t’i mesuar dicka te bijes. Marredhenia e tyre me shume se babe e bije eshte ajo e dy shokeve te mire, vetem se nder ta, ndryshe nga sa mund te ndodhe zakonisht, eshte Gjergji tanime ai qe e degjon me shume fjalen e se bijes. Mbushet me fryme para se te filloje tregimin per ambjentin artistik ku jeton vajza e tij; krenohet kur kujton se sa shume e duan koleget e saj ne Itali (ndryshe nga ata shqiptare qe zakonisht marredheniet nder kolege i kane thjesht rivalitet); se sa pak urrejtje ka mes tyre; se sa qete dhe drejt rrjedh karriera artistike e se bijes, per te cilen nuk merakoset se ndokush mund t’i hyje ne hak. “Ambjenti ku punon i meson cdo dite gjera te reja. Dorina eshte shume me me fat se une. Mua jeta private me ka ndikuar ne profesion, asaj, per fat, jo”, thote Gjergj Leka. Kjo edhe sepse jeta private e Dorines ka rrjedhur krejt ndryshe nga ajo e babait te saj. “Jeta ime ne Itali eshte jete reale me te gjitha problemet dhe preokupimet qe cdo italian po kalon ne kete periudhe”, thote Dorina.Tanime ajo eshte nje 26 vjecare e pavarur, ka shtepine e saj qe e ndan prej kohesh me nje djale, i cili gjithashtu e ndjek me te njejtin adhurim. Kane ardhur te dy bashke ne Shqiperi dhe Gjergji e Dorina jane argetuar shume me reagimet e tij rrugeve te Bllokut, cudine e shprehur perballe tavolinave te mbushura plot ne cdo ore te dites dhe te nates, por edhe kenaqesine e vizitave ne Dajt, studion e Gjergjit dhe argetimeve ne kryeqytet. Shume ore i kane kaluar edhe ne “Qendren Nderkombetare te Spektaklit” qe Gjergji e ka ngritur pak vite me pare dhe qe eshte impenjimi dhe ambicja kryesore e tij keto kohe. Gjate ketyre diteve kane vendosur qe shume shpejt t’i futen punes edhe per nje duet, Gjergji dhe Dorina. Do te kishin dashur qe kjo kenge te ishte pjese e albumit te pare te Dorines, por tanime nuk ka kohe per ta perfunduar, keshtu qe do ta realizojne qetesisht pergjate ketyre muajve. Perballe premtimit te Dorines se ketej e tutje nuk do te mungoje edhe ne Tirane eshte edhe vendimi i Gjergjit qe t’i jape nje dore te bijes te kendoje edhe ne skenat shqiptare. “E njoh pak jeten artistike shqiptare, por shpresoj ta rregulloj kete ne te ardhmen”, thote Dorina, e cila e ka hedhur hapin e pare tre jave te shkuara ne “X Factor Albania”. Me gjithe adhurimin qe nuk e fsheh dot, do ta ndjeke, si gjithmone ne hije, edhe Gjergji, i cili nuk ka me merak per vajzen e tij. Do te jete aty kur ajo te kete nevoje dhe sic i ndodh shpesh, edhe do t’i bindet kur te debatojne per dicka. “Jam i qete tashme dhe shume krenar per time bije”, thote kantautori. “Nuk ndihem borxhli ndaj saj per vitet e kaluara larg meje sepse e di dhe jam i bindur se po te kisha pasur mundesi do te kisha qene nje baba shume i mire per te. Ka qene fat i madh qe Dorina nuk u rrit ketu dhe ishte pjese e nje familje qe i ka qendruar gjithmone afer”. Dhe meqe tanime ajo eshte nje artiste e zonja, ka ardhur koha te njihet edhe me vendin e origjines.

Dega italiane e Lekajve
Fati i Dorines ka qene se ka pasur dy gjysher te cilet ne vitin 1991 i dhane fund kalvarit te perndjekjeve ne Shqiperi dhe u vendosen ne Trieste, vendin e lindjes se gjyshes se Gjergj Lekes, Jolanda Argentin. Ajo u njoh me bashkeshortin e saj, Minella Leka, tregtar dhe u martuan e krijuan familje ne Trieste. Por kur ne Shqiperi u vendos mbreteria e Zogut, dhe kur babai i Gjergjit ishte nente vjec, familja Leka vendosi te vinte dhe te vendosej ne Durres. Nese Italia ofronte per ta dite te veshtira dhe lufte per mbijetese, Durresi per familjen e tregtarit, porti i madh i tij, premtonte jete te bereqetshme. Dhe ashtu ndodhi. Paraardhesit e Dorines, babai i Gjergjit, Kostandini dhe prinderit e tij jetuan te lumtur ne Shqiperi deri ne vitin 1944 kur u vendos regjimi komunist, i cili familje te tilla nuk i pati kurre me sy te mire. Prej asaj kohe nisi jeta e veshtire e Lekajve, te cilet njihen ne Durres per perndjekjen, denimet dhe internimet e shumta. Fat me pak te mbrapshte pati familja e Gjergjit, biografia e te cilit u rregullua disi pas marteses se Kostandinit me nje nga pinjollet e Jorganxhinjve nga Korca. Megjithate edhe keta u larguan ne vitin 1991 dhe sot jetojne ne Trieste. /alida cenaj/revista klan
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
TEXT ]]

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online